23-11-2024

Në Prizren, dështon gjykimi ndaj ish-drejtorit komunal të Shërbimeve Publike

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, për shkak mungesës së të akuzuarit Osman Krasniqi, ish-drejtor i Shërbimeve Publike në Prizren dhe mbrojtësit të tij, avokatit Ruzhdi Berisha, ka dështuar të mbahet gjykimi në rastin ku Krasniqi po akuzohet për korrupsion.

Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi tha se i akuzuari Krasniqi është ftuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën e tij nuk e ka arsyetuar, kurse për avokatin Berisha, tha se me anë të parashtresës e ka njoftuar se gjendet jashtë shtetit dhe ka propozuar që kjo seancë të shtyhet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj, gjykatësja Elezi mori vendim që kjo seancë të shtyhet në mungesë të kushteve ligjore.

Seanca e radhës për këtë rast është caktuar të mbahet më 9 tetor 2023.

Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 9 nëntor 2022, e ngarkon Osman Krasniqin se më 8 prill 2021 deri më 5 maj 2021, në kohë të pacaktuar, si drejtor i shërbimeve publike në Komunën e Prizrenit ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror për operatorin ekonomik “Eurovia BI”, me seli në Prizren.

Ai akuzohet se si menaxher i kontratës në tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara në Komunën e Prizrenit”, nxjerr urdhra për “Eurovia BI” që në kuadër të kontratës të shuaj zjarrin përmes transportimit dhe hedhjes së dheut në deponinë e fshatit Zhur, i ka mundësuar operatorit ekonomik “Eurovia BI” përfitim pasuror përmes kontratës, e cila nuk ka parashikuar pozicionin e transportit dhe hedhjes së dheut për shuarjen e zjarrit në deponi.

SHPALLJE: SHITET SHTEPIA

 

Asnjë koment

Comments are closed.