24-11-2024

Në Prizren dhe qytete tjera raporton sasi parash false të deponuara në banka

Nga gjashtë raste ku janë raportuar para false, të cilat janë deponuar në banka, dy sosh janë në Prizren.

Sipas policisë, pos Prizrenit, raste të ngjashme janë raportuar në Prishtinë, Gjilan, Lipjan dhe Pejë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Paratë e falsifikuara janë kartëmonedha prej 500 euro, 100, dhe 50 euro.

Raporti I plotë i policisë:

Rr. Blerim Shala, Prizren 26.01.2021 – 10:40. Ankuesja femër kosovare punonjëse e një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 500 (pesë qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Blerim Shala, Prizren 26.01.2021 – 10:40. Ankuesja femër kosovare punonjëse e një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rastet në qytetet tjera:

Rr. Nënë Tereza, Gjilan 15.01.2021 – 11:56. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë 26.01.2021 – 08:51. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet te jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 26.01.2021 – 11:25. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 100 (një qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Pejë 23.01.2021 – 14:20. Lidhur me rastin, njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

Asnjë koment

Comments are closed.