Në Prizren djali kërcënon me vrasje prindërit e tij
Një person është arrestuar dje në fshatin Petrovë të Prizrenit pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari i ka kërcënuar dy prindërit e tij me vrasje.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Dhunë në familje”