Policia në Prizren ka njoftuar për gjetjen e një trupi të varrosur në mënyrë të pazakontë.
Atë e kanë gjetur varrmihësit, ndërsa dyshimet e para ndërlidhen me atë se ky trup mund të jetë viktimë e luftës, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në raportin 24 orësh të PK-së nuk jepen hollësi, por thuhet se zbulimi ka ndodhur gjatë gërmimeve për të hapur një varr.
Raporti nga Policia:
“Gjatë mihjes në varreza për të hapur një varr për një rast vdekje punëtorët kanë vërejtur një trup të veshur me rroba, të mbështjellë me batanije dhe të varrosur pa dërrasa dhe pa gjësende tjera, i varrosur në mënyrë të pa zakontë. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse policore. Hetimet në lidhje me rastin do t’i kryejë njësia për hetimin e krimeve të luftës”./GazetaePrizrenit.net