Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Prizren.
Viktima, Sh.S., mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, V.K.
Burime të Indeksonline pranë Policisë pohojnë se gruaja ka goditur me duar burrin e saj, duke I shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I njëjti ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore duke thënë se ajo bën sjellje të pahijshme, bërtet dhe sulmon edhe anëtarët e tjerë të familjes.
Nga ana e njësitit hetues ka qenë e pamundur të intervistohet e dyshuara, meqë e njëjta është shtatzënë dhe nuk ka qenë komunikative.
Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt hetimore./IO