25-11-2024

Në Prizren hapet Panairi i Filigranit

Sot është hapur Panairi njëditor i filigranit në ambientët e Kino “ Lumbardhi” në Prizren. Në Prizren është hapur Panairi i filigranit në kuadër të projektit “ Filigrani përtej zanatit”, organizuar nga OJQ “ Ec ma ndryshe” mbështetur nga organizatat ICSP dhe UNDP si dhe komuna e Prizrenit.

Drejtori ekzekutiv i “ Ec ma ndryshe”, Valon Xhabali, tha se përmes këtij projekti synojmë të kontribuojmë në ruajtjen e artizanatit të filigranit. Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili premtoi mbështetje institucionale që kjo zeje e rëndësishme të fuqizohet edhe më tepër dhe të plasohet në treg edhe më të gjërë.

Me vijuesit e këtij projekti ka qenë i anagzhuar, Bashkim Tejeci nga ndërmarrja “ Filigrani”, i cili tha se gëzon fakti i interesimit të të rinjvë për t’u marrë me këtë zanat me të cilin është dalluar Prizreni. E reja prizrenase, Vesa Zhuri, është e lumtur që është pjesë e këtij projekti, ndërsa filigranistja shkodrane, Satbere Idrishti, shpeh gëzimin e saj që të rinjtë përmes këtij projekti po i kthehen traditës.

Në kuadër të këtij Panairi është shfaqur edhe një dokumentar rreth historikut dhe mbijetesës së kësaj zeje, ndërsa organizatorët kanë thënë se në të ardhmen kjo ngjarje pjesë e së cilës ishin edhe filigranist nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të jetë tradicionale./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.