24-11-2024

Në Prizren harxhohen vaksinat kundër gripit

Përderisa edhe në Prizren raportohet për shtimin e numrit të personave me simptome të gripit, zyrtarë lokal kanë njoftuar se janë harxhuar të gjitha vaksinat e parapara, të cilat sigurohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHKP), shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Numri i të vaksinuarve për vitin e kaluar në komunën e Prizrenit ka qenë rreth 6.000 persona.

Drejtori për Shëndetësi në Prizren, Visar Shehu, ka thënë se vaksinat janë harxhuar, pasi ato merren në bazë të planifikimeve (pritshmërisë ) për sezonin e gripit, kryesisht në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit, derisa  ka vaksina.

“Departamenti i vaksinimit dhe profesionalistët tjerë të mjekësisë familjare në bazë të situatës epidemiologjike do të angazhohen për vaksinim shtesë në rast se IKSHPK-ja na siguron me numër tjetër të vaksinave”, ka thënë ai për “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.