27-11-2024

Në Prizren lëndohen rëndë dy persona në vendin e punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona në raste të ndara janë lënduar rëndë të mërkurën në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, njëri rast ka ndodhur në fshatin Krushë e Vogël rreth orës 10:00.

Viktima bëhet e ditur se ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Fshati Krushë e Vogël, Prizren 26.07.2023 – 10:00. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin 24 orësh.
Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti i iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” është në procedurë hetimore.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 15:50, kur një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, pasi që derisa ka qenë duke punuar në një kompaninë ndërtimi, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore

“Prizren 26.07.2023 – 15:50. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që derisa ka qenë duke punuar në kompaninë ndërtimi, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet tutje në raport.

Është njoftuar prokurori, ndërkaq rasti i cili është iniciuar si “Asgjësim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse” është në procedurë hetimore.

Asnjë koment

Comments are closed.