Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar gjashtë lindje.
Sa i përket gjinisë, numri i tyre kësaj radhe është i barabartë. Pra tre djem dhe tri vajza, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Karakteristikë e kësaj periudhe është se për dallim nga ditët tjera, kur së paku një e treta e lindjeve janë “cezariane” me operim, gjatë kësaj kohe ka qenë vetëm një rast i tillë.
Një ditë më parë Prizren, janë regjistruar shtatë raste të lindjeve./GazetaePrizrenit.net/