25-11-2024

Në Prizren mbyllen edhe gjashtë lokale, s’respektuan masat anti-COVID

Policia e Kosovës në Prizren edhe dje ka zhvilluar një aksion për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID nga qeveria e Kosovës.

Të përkrahur edhe nga Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, kanë ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrat tregtare dhe në sheshet kryesore në Prizren.

Sipas njoftimit janë gjetur disa parregullsi, me ç’rast policia ka mbyllur gjashtë lokale afariste, ku edhe masa të tjera.

1. Janë mbyllur 6 lokale afariste,
2. 65 Lokale te kontrollura kontrolluar
3. Janë hapur 2 dy raste per VP nga neni 249 dhe 250
4. 6 fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtje, dhe
5. 225 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës.

Gjate zhvillimit të këtij operacioni gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë.

Asnjë koment

Comments are closed.