Në Prizren nis riparimi i ndërtesës “Kazerma e vjetër” ( foto )
Në Prizren filloi restaurimi i ndërtesës “Kazerma e vjetër”. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ai ka bërë të ditur se është një investim në vlerë të mbi 500 mijë eurove.
Pas restaurimit, ndërtesa do të akomodojë institucionin e Arkivit ndër-komunal të Prizrenit, duke krijuar kushte të përshtatshme për ruajtjen e materialit arkivor, ka shtuar më tutje Çeku.