Në Prizren pak para mesnate tentojnë ta vjedhin veturën që iu është sekuestruar
Dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë tentuar që ta vjedhin veturën e cila iu është sekuestruar më herët.
Rasti ka ndodhur dje në ora 23:00 në Prizren.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë arrestimit ka sulmuar zyrtarët policor, ndërsa tjetri i dyshuar fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes e më pas është arrestuar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/