24-11-2024

Në Prizren po mbahet Konferenca VIII Ndërkombëtare për Trajtimin e Dhimbjes

Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të shtunën ka nisur punimet Konferenca VIII Ndërkombëtare për Trajtimin e Dhimbjes, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në hapjen solemne të punimeve të Konferencës, një fjalë rasti e mbajti Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, në cilësinë e nikoqirit të kësaj konference.


“Është kënaqësi e veçantë që në javën e parë të punës time si Rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Nuk kam asnjë dyshim që gjatë punimeve të konferencës, pjesëmarrësit nga e gjithë bota, përmes prezantimeve shkencore, do të sjellin eksperiencat e tyre dhe të japin kontribut në këtë tematikë”, tha ai

Dr. Arsim Berisha zv. Ministër i Shëndetësisë, në fjalën e tij theksoi se dhimbja është armik që prek miliona njerëz në mbarë botën, duke penguar jetën e tyre të përditshme dhe duke ulur mirëqenien e tyre në përgjithësi. Ai bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka buxhetuar një program të veçantë për kujdesin paliativ në grantin specifik 3.2 milion euro.

Dr. Adem Bytyqi President i Konferencës, po ashtu përshëndeti fillimin e punimeve të konferencës duke ju dëshiruar suksese të gjithë profesionistëve dhe studiuesve.

Kryetar i Këshillit Shkencor, Dr. Fadil Kryeziu theksoi se gjatë punimeve të Konferencës do të eksplorojnë kërkimet dhe resitë më të fundit në menaxhimin e dhimbjes. “Konferenca do të paraqesë prezantime nga ekspertë kryesorë në menaxhimin e dhimbjes, si dhe seanca posterësh dhe diskutime në panel”, bëri të ditur ai.

Asnjë koment

Comments are closed.