23-11-2024

Në Prizren promovohen gatime dhe specialitete tradicionale 

Në kuadër të Panairit Tradicional të Prizrenit, sot është hapur edhe aktiviteti me gatime dhe specialitete tradicionale prizrenase. Zonjat, Advije Gashi dhe Fetije Mehmeti, po shijojnë gatimet dhe specialitetet tradicionale prizrenase në aktivitetin e emërtuar “ Ekspozita e qofteve” nga Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik. Ato thonë se ndjehen mirë që në Prizren ende ruhet kultura e gatimit dhe specialiteteve tradicionale me të cilat dallohet ky qytet.

Për këtë aktivitet që po realizohet në kuadër të panairit tradicional të Prizrenit, drejtori për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, Ramadan Tarashaj, tha se i kushtohet promovimit dhe kultivimit të gatimeve dhe specialiteteve prizrenase.

Këtë aktivitet e vlerësuan të rëndësishëm, duke bërë thirrje që qytetarët por edhe vizitorët, të shijojnë këto gatime dhe specialitete, Burim Sallauka, nënkryetar i OHK dhe Ilir Shala, kryetar i shoqatës së gastronomëve që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në qendër të Prizrenit.

Qofte, fli, pite tradicionale e prodhime të tjera, shijuan shumë qytetarë, pjesëtarë të KFOR-it por edhe vizitorë nga shtete të ndryshme të botës që ndodhen në Prizren./Tv Prizreni

Asnjë koment

Comments are closed.