24-11-2024

Në Prizren protestohet kundër vrasjeve të grave dhe dhunës në familje

Shoqëria civile në Prizren, ka protestuar të mërkurën në sheshin e Shatërvanit kundër dhunës në familje në veçanti ndaj grave. Rreth 30 pjesëtare të shoqërisë civile, kuvendare dhe zyrtare komunale në Prizren, të mërkurën kanë protestuar kundër dhunës në familje, e në veçanti asaj ndaj grave.

Kuvendarja e PDK-së, Sherife Balaj, tha se sot jemi bërë bashkë për të ngritur zërin tonë kundër dukurisë së dhunës në familje, të cilen duhet ta parandalojmë të gjithë ne. Jubilea Kabashi, drejtoreshë e Qendrës për Strehim të Grave dhe Fëmijëve , tha se fenomeni i dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese, dhe për këtë arsye popullata ka nevojë të vetëdijesohet për luftimin e saj, dhe institucionet duhet të aplikojnë ligjet në fuqi.

Aktivistja e shoqërisë civile në Prizren, Tringa Kasemi, tha se kjo dukuri për fat të keq shumë pak luftohet, dhe se rruga dhe protestat do të janë mundësitë e vetme për të gjetur zgjidhje, ndërsa ishte edhe e indinjuar me pjesëmarrjen e ulët të bashkëqytetarëve në këtë protestë. Nga sheshi Shatërvan, protestueset me pankarta ku ato shprehnin shqetësimin e tyre kundëri vrasjes së femrave, dhe kundër çdo lloji të dhunës ne familje, kanë marshuar përgjatë rrugës kryesore deri para objektit të Gjykatës Themelore në Prizren.

Kjo protestë është mbajtur si vazhdim i organizimit të protestës në Gjakovë, Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik e Vushtrri.Protesta është thirrur pas rastit tragjik të ndodhur pasditen e 7 gushtit në Brekoc të Gjakovës, ku një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 9-vjeçare mbetën të vrarë me armë zjarri, nga bashkëshorti dhe babai i viktimave…/tvprizreni

Asnjë koment

Comments are closed.