22-01-2025

Në Prizren rrihen mes veti tetë persona

Në Prizren janë rrahur ndërmjet vete tetë persona.

Sipas policisë rrahja ndodhi shkak i kontestit pronësor, e që si pasojë e rrahjes katër nga ta pësuan edhe lëndime trupore.

Të dyshimtit janë shoqëruar në polici.Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.“Janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti dhe si pasojë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.