Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi në një prononcim për Ekonomia Online thotë se janë në proces për t’i mundësuar të gjithë bizneseve për eksportin e produkteve shtazore për Evropë.
“Ne si autoritet jemi në proces për t’i mundësuar të gjithë prodhuesve tanë për eksport në EU. Ka pasur aplikime dhe presim te kemi ende aplikime të operatorit biznesi sepse rregullat e përcaktojnë kështu dhe ne do të jemi në hap dhe do të mundohemi që secilit operatorë biznesi që paraqet kërkesën atje ti përgjigjemi për pjesën e mandatit tonë ligjor dhe besoj shumë shpesh do të kemi një operator biznesi të cilët prodhojnë produkte me origjinë shtazore të cilat të eksportohen në BE”.
Sipas tij produktet me origjinë bimore vetëm se janë duke u tregtuar në mënyrë të rregullt dhe me certifikatë të lëshuar nga AUV-i.
“Produktet me origjinë bimore janë duke u tregtuar në mënyrë të rregullt dhe janë duke u tregtuar me certifikatë të cilat lëshohen nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe tregtimi i tyre deri më tani ka shkuar gjithçka sipas nevojave apo kërkesave që kanë paraqitur operatorët e bizneset dhe nuk kemi pasur asnjë rast të dyshimit në produktet tonë’, thotë ai.
Por Kosova ka pasur shumë probleme me mishin e importuar nga jashtë. Madje mijëra tonë u asgjësuan për shkak të origjinës së dyshimtë, me afat të skaduar, por edhe mish të prishur.
Zëdhënësi i AUV-it përmendi edhe rastin e mishit të kurbaneve të prishur të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).
Thotë se të gjitha asgjësimet janë kryer me prezence të inspektoratit dhe me anë të procedurave ligjore, ndërsa tani institucioneve i mbetet të merren me hulumtimet e tjera, raporton Ekonomia Online.
“Asgjësimet komplet janë kryer komplet sipas procedurave tona ligjore dhe janë kryer me prezencë të inspektoratit. Institucionet tjera janë ato që do të vazhdojnë të merren me hulumtimet e tjera ndërsa sa na përket neve i kemi të kryer të gjitha procedurat. Të gjitha asgjësimet janë kryer me kërkesën e BIK-ut sepse mbulimi i shpenzimit të asgjësimit gjithmonë bëhet nga palët të cilat paraqesin kërkesë tha ai.
Ai ka përmendur edhe një rast në Prizren ku është shpërndarë mish me automjete të cilat barten kufomat.
“Në të njëjtën kohë ne kemi marrë edhe informata të tjera se një thertore në Istog ku kanë qenë të lëne për disa ditë disa kërkesa të kafshëve të cilat janë therur dhe ato kanë kaluar afatet kohore për të shpërndarë dhe ka ardhë deri te prishja e tyre edhe për këtë sasi inspektorati ka vendosur për asgjësimin dhe ne po ashtu kemi pranuar edhe informata se në Prizren është duke u shpërndare mish me automjete me të cilat barten kufoma dhe ne kemi filluar gjurmëshmerinë edhe për këtë rast dhe në një adresë të ‘Medresesë Alauddin’ në Prizren kemi gjetur një sasi të caktuar të mishit e cila ka qenë me afat të skaduar dhe edhe për këtë inspektorati ka marr masa që duhet të asgjësohen.
Thaçi thotë se sasia totale e mishit që është asgjësuar në këto lokacion është 32 mijë e 100 kilogramë.