Në Prizren sot hapet ekspozita “Hasjania” e Luan Mulliqit
Falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot në orën 19:00, në mjediset e Hamamit të “Gazi Mehmet Pashës” në Prizren do tw hapet ekspozita personale “Hasjania” e Luan Mulliqit, shkruan GazetaePrizrenit.net.
Autori përmes mjeshtërisë së tij artistike prezanton në skulpturë, veshjen tradicionale të femrave hasjane, e cila është e veçantë. Sipas mendimit të shumë etnografëve si kombëtarë dhe ndërkombëtarë, kjo është e vetmja e llojit të tillë në botë, që në të ardhmen edhe mund të hyjë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Mulliqi fillimin e kësaj ekspozite e kishte nisur 34 vjet më parë, ndërsa tashmë do t’i ekspozojë 40 punimet e tij, të realizuara nga materiale si mermeri, bronzi, alumini, druri, magoni, materiale këto që janë kryesisht klasike por edhe moderne./GazetaePrizrenit.net