27-11-2024

Sot, në Prizren i jepet lamtumira gruas që u hodh nga “Ura e Fshajtë”

Ditë më parë u raportua për një ngjarje të rëndë në Prizren, ku ishte gjetur trupi i pajetë i një gruaje në lumin Drin pasi dyshohet se ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë” .

Bëhet fjalë për Arjeta Celina Makasqi nga komuna e Prizrenit, vdekjen e së cilës më pas e kishte konfirmuar ekipi mjekësor që kishte dalë në vendin e ngjarjes.

Familjarët e të ndjerës kanë dhënë detajet e ceremonisë mortore, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Sipas të njëjtëve, varrimi i të ndjerës bëhet ditën e sotme, me namazin e ikindisë./G.Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.