23-11-2024

Në Prizren u organizua aktivitet kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit

Në ambientët e kinemasë “ Dokukino” në Prizren, të hënën është organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë, aktiviteti përkujtimor në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Pjesë e këtij aktiviteti ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme nendore e ndërkombëtare dhe qytetarë të Prizrenit.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, tha se sot përkujtojmë me dhimbje tmerrin e hebrenjve gjatë holokaustit, me dëshirën që kurrë të mos përjetohen ngjarje të tilla tragjike, as nga hebrenjtë e as nga ndonjë popull tjetër.Ne shqiptarët e dimë, fatkeqësisht, si është të jesh i padëshiruar, etni e dorës së dytë, që mund të përndiqet, dhunohet, shkatërrohet, zhduket, me urdhër nga pushtete e shtete të cilat vrasin një popull në emër të një populli.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Ian Braathu, gjithashtu tha se edhe popullata e Kosovës është shquar me akte humane gjatë kohës së holokaustit, duke strehuar dhe ndihmuar shumë hebrenjë përkundër rrezikut të madh që iu kanosej.

Një fjalë rasti kushtuar përkujtimit të viktimave të holokaustit në luftën e dytë botërore, e mbajti edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili tha mes tjerash se është rritur me tregimet e strehimit të hebrenjeve nga prizrenasit. Në këtë ngjarje pati edhe folës të tjerë, të cilët dhanë mesazhe paqeje mes popujve dhe që një gjë e tillë që u kishte ndodhur hebrenjeve në luftën e dytë botërore mos të përsëritet asnjëherë më./tvprizreni/

Asnjë koment

Comments are closed.