23-11-2024

Në Prizren vendosen të prekurit e parë nga tërmeti

Mbi 100 persona nga Shqipëria kanë mbërritur në Prizren, në ish kampin e KFOR-it gjerman. Mbrëmë kanë mbërritur 51 dhe sot në mëngjes 31 tjerë, ndërsa rreth orës 13:00 edhe dy autobusa kanë arritur në këtë vend ku pritet të bëhet sistemimi i tyre.

Në vendin e ngjarjes kishte dalur edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka. Sipas tij, janë duke u evidentuar të gjithë personat , pasi sipas informatave nga policia, ka edhe persona që vijnë nga zonat që nuk janë të prekura nga tërmeti, theksoi ai. Evidentimi dhe verifikimi, sipas Haskukës, po bëhet për të shmangur keqpërdorimet e mundshme. Në orët e mbrëmjes, ish kampin e KFOR-it gjermanku do të strehohen këta persona pritet ta vizitoj kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt.

Asnjë koment

Comments are closed.