Policia, përkatësisht Drejtoria rajonale e policisë në Prizren ka prezantuar raportin e punës gjatë muajit shkurt, ku thuhet se njësitet policore në Prizren kanë shqiptuar gjithsej 1.567 gjoba ndaj shkelëseve te ligjit për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
Drejtoria rajonalë e policisë ne Prizren, stacioni policor në Prizren, ka realizuar objektivat lidhur me UO “Siguria ne Trafikun Rrugor për muajin Shkurt 2022”, duke punuar me profesionalizëm në rregullimin dhe kontrollimin e komunikacionit ne parandalimin e aksidenteve, qoftë përmes planeve operative apo edhe përmes informatave që pranon nga qytetaret e vendit për kundërvajtës të ndryshëm në rrugë.
Veprimet ligjore për shkelje të ligjit të komunikacionit janë duke vazhduar intenzivisht në qytetin Prizrenit dhe gjate muajit shkurt 2022, Njësitet policor ne Prizren i ka shqiptuar gjoba ndaj shkelëseve te ligjit për kundërvajtje te ndryshme ne trafik: 1567.
Gjithsejtë tiketa në trafik, sipas planit operativ “Siguria Trafikut Rrugor Shkurt 2022”.
· parkim i parregullt: 767 tiketa
· mosrespektim i shpejtësisë: 152 tiketa
· rripi i sigurisë: 107 tiketa
· xhamat e errëta: 94 tiketa
· përdorimi i telefonit: 80 tiketa
· pa regjistrim: 33 tiketa
· pa patentë shofer: 27 tiketa
Policia apelon të qytetarët e vendit që të kenë kujdesin maksimal gjatë qarkullimit në rrugë, duke kërkuar nga ta që të respektojnë ligjin, rregullat dhe shenjat e komunikacionit ne rrugë me qellim te krijimit te një ambienti te sigurt për te gjithë.