Në Prizren vidhen para dhe stoli ari
Policia njoftoi se në Prizren janë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.
Në raportin 24-orësh, njoftohet se një person ka raportuar në Polici se persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së tij, derisa pos vjedhjes, kanë shkaktuar edhe dëme në derë dhe dritare.
Rasti është në procedurë hetimore, i iniciuar si “vjedhje e rëndë”.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur: një sasi stoli ari në vlerë rreth të konsiderueshme, para të gatshme dhe kanë shkaktuar dëme në derë dhe dritare. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin policor. /BD