23-11-2024

Në Prizren vritet një grua, i dyshuar burri i saj

Mbrëmë pas orës 23:00 në Prizren ka ndodhur një vrasje e rëndë. 61-vjeçari B.V ka vrarë gruan e tij, ndërsa viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Hysni Morina’.  Policia ka njoftuar se fillimisht qendra e thirrjeve në policinë e Kosovës  ka pranuar një informacion dhe është raportuar për një plagosje. Pas intervenimit nga policia dhe emergjenca e Prizrenit të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes është konstatuar për lëndimin e një viktime femër për të cilën mjeku ka konstatuar vdekjen si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit.

Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

“Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.

Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshortë.

Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Me rastin po merren njësitë e hetimeve rajonale në Prizren./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.