Në qendrën e Suharekës do të instalohet rrjet nëntokësor elektrik
Në qendrën e qytetit të Suharekës parashihet të realizohet projekti për instalimin e rrjetit elektrik nëntokësor.
Për të biseduar rreth fillimit të punimeve, përfaqësuesit e Kompanisë KEDS janë takuar me kryetarin e komunës, Bali Muharremaj, i cili, sic njoftohet ka kërkuar nga KEDS zëvendësimin e rrjetit elektrik ajror me kablo nëntoksore.
Në njoftim, thuhet se për këtë janë dakorduar palet, ndërsa fillimisht kjo punë do të bëhet duke nisur nga ura e qytetit, ku edhe do të bëhet heqja e të gjitha shtyllave ekzistuese elektrike.