23-11-2024

Në Rahovec sot ritestohen 12 pacientë me koronavirus

Janë 36 raste të cilat janë konfirmuar deri më tani me Covid-19 në Rahovec. Në ketë komunë gjatë ditës do të ritestohen 12 raste, ndërkohë që raste aktive me koronavirus janë 14.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës se Rahovecit, Veli Gashi thotë për KosovaPress se gjatë ditës nuk do të ketë testime të reja.

“Ne i kemi 36 raste, po presim sot ritestimin e 12 personave të prekur me Covid, presim të dal negativ, por presim opinionin nga IKSHP-së…nuk kemi raste të reja, në ritesti presim 12 raste nga IKSHP”, tha Gashi.

Në Kosovë tashmë janë lehtësuar të gjitha masat e parandalimit të përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që vetëm mbrëmë janë identifikuar 40 raste të reja.

Gashi thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë kujdes, në mënyrë që sa më i vogël të jetë numri i rasteve të paraqitura nga kjo pandemi.

“Masat janë liruar edhe nga qeveria, po bëjmë apele edhe kryetari, edhe qeveria komunale që të kemi kujdes, të respektojmë kërkesat e IKSHP-së, po bëjmë përpjekje maksimale që qytetarët të jenë të kujdesshëm. Ne gjithë ato përpjekjet tona nuk i kemi ndalur asnjëherë”, tha ai.

Shefi i kabinetit të kryetarit Smajl Latifi, ka treguar edhe për gjendjen e 14 pacientëve aktivë me koronavirus.

“Nga komunikimet që kemi pasur disa prej tyre janë ne shërim, ata që kanë qenë me Covid-19 kemi bërë thirrje që të karantinohen. Kryesisht në komunën tonë kanë qenë raste të qeta dhe nuk kemi pasur probleme të zgjerimit me COVID-19”, tha Gashi.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 1234 raste me koronavirus, prej tyre 890 janë shëruar, ndërsa 31 kanë vdekur.

Asnjë koment

Comments are closed.