24-11-2024

Në Romajë të Hasit arrestohet pronari i një kafiterie

Pronari i  një lokali në Romajë të Hasit është arrestuar pasi është zënë duke shërbyer klientët me kafe.

I dyshuari është hasur duke punuar nga njësiti policor,  që e ka hasur duke punuar dhe i shërbyer klientët me kafe në kafiterinë e tij.

“I dyshuari përveç se nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19 nuk i kishte respektuar urdhrin e zyrtarëve policor për ta mbyllë lokalin, andaj janë njoftuar edhe inspektorët komunal”,  njoftoi Policia

Me urdhër të prokurorit ai është ndaluar në ndalim policor për gjashtë orë./ GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.