Në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Bashkimit Evropian, zyra në Kosovë, gjimnazi i Malishevës dhe dy shkollat e mesme profesionale, përkatësisht në bibliotekat e këtyre shkollave janë hapur edhe këndet me literaturë për Bashkimin Evropian (BE).
Sipas drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj, “qëllimi i këtij aktiviteti është familjarizimi i nxënësve me literaturën dhe materialet informuese për Bashkimin Evropian. Këto kënde me literaturë përbëhen nga 13 lloje të librave, broshurave dhe revistave informuese, për BE-në”.
Njoftohet se Qendra Kulturore e BE-së, do të vazhdoj edhe në të ardhmen me aktivitete të tjera në këto shkolla të mesme, përkatësisht do të mbajë ligjërata dhe trajnime të ndryshme, lidhur me rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.