Në shkurt vdiq babai me dy djemtë, familja nga Zhuri sot përjeton gëzimin e madh
Në muajin shkurt, familja Sope nga Zhuri i Prizrenit përjetoi tronditjen e rëndë, ku tre anëtarë të familjes humbën jetën në aksident komunikacioni Bëhet fjalë për babanë R. Sope 50 vjeç si dhe dy djemtë e tij B. Sope 24 vjeç , dhe L. Sope 22 vjeç.
E sot, kjo familje ka përjetuar gëzimin e madh. Atyre u ka lind një djalë.
“Dielli shendrriti per familjen Sope nga Zhuri! Pas loteve te hidherimit te familjes Sope nga Zhuri qe humbi 3 anetart ( baba me dy djemt) ne aksident trafiku muajin e kaluar, sot kjo familje ka lot gezimi. Zoti i gezoi me nje djal! U rritsh e u plaksh Ramiz Sope”, kështu shkruan në njoftimin për lindjen e djalit në familjen Sope, përcjellë “Kosova Sot”.