16-08-2025

Në stilin e mesfushorit, Mërgim Vojvoda bën super asist në fitoren e Como-s

Skuadra e Como-s ka kaluar rrethin e parë të Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur 3:1 Sudtirolin.
Paraqitje tejet pozitive bëri mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, shkruan Indeksonline.
Vojvoda bëri një asist të bukur në këtë takim te goli i parë i shënuar nga Douvikas në minutën e 39’të.

Mbrojtësi “dardan” luajti gjithë ndeshjen dhe u vlerësua me notën 7.4 nga faqja “Flashscore”.

Asnjë koment

Comments are closed.