Në Suharekë arrestohet e dërgohet në burg i kërkuari nga gjykata
Një person nga Suhareka është arrestuar pasi po kërkohej nga organet e drejtësisë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas njoftimit arrestimi i tij është bërë dje dhe është dërguar në burg, ndërsa nuk tegohet se për çfarë vepre ishte dënuar.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Mbështetur në raportet policore, rastet e arrestimeve të tilla nuk janë të rralla. /GazetaePrizrenit.net