26-09-2025

Në Suharekë punëtori goditet nga vinçi dhe ndërron jetë

Sot, rreth orës 16:30, Policia është njoftuar se një punëtor i fabrikës NewBalkan në Suharekë, me inicialet M.D., është lënduar aksidentalisht gjatë orarit të punës, dyshohet nga një pjesë metalike e një vinçi raporton Gazeta e Prizrenit.

I lënduari është transportuar me autoambulancë të QKMF Suharekë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka mbërritur pa shenja jete.

Policia ka dalë në vendngjarje, ka siguruar perimetrin dhe njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin.

 

Asnjë koment

Comments are closed.