Në Teqenë e Demjanit të Hasit kremtohet nata e Sulltan Nevruzit (FOTO)
Sonte është nata e Sulltan Nevruzit, që në Kosovë shënohet nga Bashkësia e Tarikateve.
Për të shënuar festën, në Teqenë e Halvetive në Demjan të Hasit, të prirë nga Shejh Bajrami janë mbledhur dervish dhe shumë besimtarë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Dita e Sulltan Nevruzit përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
“Nevruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. /GazetaePrizrenit.net/