Në tri ditët e fundit, nga 11 lindje në Prizren
Referuar raportit të lindjeve për tri ditët e shkuara, del se në Spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa të Prizrenit, reparti Obstetrik, kanë lindur 33 fëmijë.
Sipas motrës kryesore të repartit, Leonora Hoxha, karakteristikë e kësaj fundjave është se çdo ditë ka pasur nga 11 lindje. Prej tyre 16 janë meshkuj, ndërsa 17 të lindur janë të gjinisë femërore.
6 lindje kanë qenë me operacion./gazetaeprizrenit.net/