Në Zym të Hasit zbulohet shtatorja e Skënderbeut (foto)
Mirëpo përfaqësues të institucioneve nuk i kanë lenë vetëm hasjanët gjatë festës.Atje kanë shkuar kryeparlamentari Kadri Veseli, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe personalitete tjera të njohura si: Jahja Lluka, Frrok Gjergjaj e avokati Tomë Gashi.Kryeparlamentari, Kadri Veseli, u ka premtuar banorëve të Hasit se viti 2019 do të jetë vit i veçantë për shqiptarët.
“Qoftë myslimanë, qoftë katolikë, veç në Has ndihet plotësisht shqiptar çdo qytetar” ka thënë Veseli.Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka njoftuar se gjatë vitit të ardhshëm në Zym do të vendoset edhe një shtatore tjetër, ajo e shkrimtarit e veprimtarit të shquar, Pjetër Bogdanit.
Kjo shtatore është zbuluar nga Kadri Veseli, Jahja Lluka dhe një banor nga Zymi që jeton në Kroaci./gazeta blic/