24-11-2024

Nekropoli i tumulave në Rogovë ( Has )

Nekropoli i tumulave të Rogovës gjendet në lokacionin e njohur me emrin Fusha, rreth 4 km në juglindje të nekropolit tumular të Fshejt, në krahun e djathtë të rrugës Gjakovë-Prizren.

Ky kompleks nekropolesh përbëhej prej 6 tumave të ruajtura mirë dhe disa të tjera të dëmtuara. Për herë të parë është hulumtuar në vitin 1966 dhe më pas në vitet pasuese në 1973, 2005 dhe 2011.

Të gjitha këto hulumtime parciale rezultuan se këtu kishte një nekropol me grup tumash që në bazë të analogjisë të materialit arkeologjik zbuluar këtu datohej në kohën e bronzit të mesëm (1800- 1500 p.e.s.), por vazhdon të ripër doret edhe në periudhën e hekurit të hershëm.

Varret tumulare kishin një shumëllojshmëri të pasur inventari që varroseshin së bashku me të ndjerët e që sipas perceptimit të njeriut të asaj kohe, ato ishin objekte personale, qoftë armë, vegla, zbukurime dhe gjësende të tjera materiale të personit apo personave jo të zakonshëm që ishin varrosur aty. /Njekomb.com/Rogova/ GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.