Nëna e gjen të vdekur foshnjën 7 muajshe pasi u zgjua nga gjumi, Policia nis hetime
Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajshe është e vdekur.
Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetime, derisa trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.