24-11-2024

Nëna që sapo lindi fëmijën ankohet për mostrajtim adekuat në Spitalin e Prizrenit

Një nënë që sapo ka lindur  fëmijë në Spitalin e Prizrenit është ankuar  për siç ka thënë  mungesë të trajimit adekuat. Rastin ajo e ka raportuar në polici.

“Me 06.11.2019 ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar, se me datën e cekur në Repartin e Gjinekologjisë kishte lindur fëmijën e gjinisë femërore, dhe gjatë kësaj kohe nuk ishte trajtuar si duhet, dhe po ashtu dyshon se fëmija i saj (e porsalindura) gjatë lindjes ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Për rastin është informuar edhe prokurori, dhe se kanë nisur hetimet. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.