28-11-2024

Nënkryetari i SBASHK-ut: Kurti s’po përgjigjet, greva vazhdon

Sot është dita e 11 e grevës së sindikatave të sektorit publik në Kosovë.

Përkundër vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, për ndarjen e nga 50 eurove, sindikatat nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre për ndarjen e nga 100 eurove deri në miratimin e ligjit të pagave.

Nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, për FrontOnline, tha se presim që Kryeministri t’i përgjigjet ftesës së tyre për takim në mënyrë që ta gjejnë një zgjedhje për fillimin e mësimit.

“Ne do të qëndrojmë  te kërkesat tonë deri në realizmin e tyre. Ftesë prej Qeverisë nuk kemi pasur, ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë. Këshilli grevist i ka dërguar  ftesë kryeministrit për një takim të mundshëm, jemi në pritje të ftesës për një takim, por deri më tani nuk kemi pasur. Ftesën për takim e kemi dërguar me 31 gusht”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se ka gjasa që mësimi të fillon këtë javë, Ymeri, tha se kjo varet nga bisedimet që do të zhvillojnë më Qeverinë.

“Urojë që mësimi të fillojë më shpejt dhe mos të pritet as dita e hënë, po kjo nuk varet nga grevistët, por varet nga bisedimet që mund të zhvillohen dhe mund të arrihet ndonjë marrëveshje eventuale”, u shpreh ai.

Disa shkolla në Komunën e Kamenicës dhe atë të Podujevës sot kanë filluar mësimin, lidhur me këtë nënkryetari i SBASHK-ut, tha se mësimdhënësit në këto shkolla kanë presione nga drejtoritë e Arsimit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.