29-11-2024

Nënshkruhet aplikimi për anëtarësim në BE

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca kanë firmosur dokumentin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 Kurti: Moment historik, shpejtësia e ecjes varet nga ne

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me zyrtarizimin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova është duke treguar orientimin e saj euroatlantik.

“Sot po bëjmë hapin e parë drejtë anëtarësimit në BE. Aplikimin për anëtarësim të nënshkruar sot do t’ia dorëzojmë Presidencës së Çekisë të Bashkimit Evropian. Është moment historik me të cilin synojmë hapjen e një kapitulli të ri”, ka theksuar Kurti, njofton KlanKosova.tv.

“Progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella që të avancojmë demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Shpejtësia me të cilën do të ecim varet nga ne”.

Kurti ka thënë se kjo ecje e Kosovës varet nga merita, aftësia dhe përmbushja e kritereve që do t’i bëjë.

“Kur shpresojmë dhe besojmë çdo gjë është e mundur”. /Klan Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.