Kontrata për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit është nënshkruar këtë të enjte.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Sapo e dëgjova deputetin Avdullah Hoti duke propozuar amandament për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit. Lajmi i mirë është se sot është nënshkruar kontrata për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit”, shkroi ai.
Ndërtimi i kësaj ure është paraparë të nisë vitin e ardhshëm dhe të përfundojë në vitin 2025.
/ Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe:
25-vjet nga Beteja e përgjakshme e Pashtrikut, ku ra Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarë të tij