Nënshkruhet kontrata, nis më në fund rregullimi i rrugës së Caralevës
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e rrugës në Carralevë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se është lidhur kontrata dhe sot ka filluar realizimi i punimeve për rregullimin e rrëshqitjes së trupit të rrugës në fshatin Carralevë të Shtimes.
