24-11-2024

Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e rrugës në Zym dhe Planejë-Pashtrik

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, për realizimin e projekteve të ndryshme të infrastrukturës rrugore në komunën e Prizrenit.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit do të financohet nga ana e MIT për ndërtimin e rrugës në fshatin Zym dhe ndërtimin e rrugës Planejë-Pashtrik, derisa një buxhet i caktuar do t’i ndahet edhe projekteve për asfaltim të rrugës Lubizhdë-Skorobishtë dhe Prizren-Velezhë, projekte këto që veçse janë duke u zhvilluar.

 

Asnjë koment

Comments are closed.