Nënshkruhet memorandum trilateral Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci
Ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Kroacisë kanë vendosur firmat e tyre te bashkëpunimit në Tiranën zyrtare.
Qëllimi i kësaj pritjeje ishte e një rëndësie të veçantë.

Atje është nënshkruar një memorandum trilateral në fushën e mbrojtjes.
Ky memorandum i nënshkruar ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike, ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.