Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar nëntë lindje.
Sa i përket gjinisë, kësaj radhe numri më i madh i tyre apo dyfish janë vajza. Nga të porsalindurit 6 janë femra, ndërsa 3 djem.
Karakteristikë është se gjatë këtij 24-orëshi nuk ka pasur asnjë rast të lindjes “cezariane” (me operim), për dallim nga kjo praktikë, që vazhdon të preferohet nga nënat e reja, duke bërë që në përgjithësi numri i tyre të jetë mesatarisht sa 1/3 e lindjeve.
Një ditë më parë, ndërkaq janë lindur 10 fëmijë./GazetaePrizrenit.net/