21-02-2025

Nervozohet keq Kastrati i PDK-së, bën akuza të rënda ndaj Memli Krasniqit: Bandat e tij më bllokuan votën

Ardian Kastrati i Partisë Demokratike të Kosovës, ka gjetur një ‘justifikim’ se pse ka marrë fare pak vota në këto zgjedhje nacionale.

Justifikimi i tij vjen në formë akuzash të rënda ndaj Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, për të cilin thotë se “ia prisha matematikat” Krasniqit për “koalicion me Kurtin”.

“Miq, arsyeja pse nuk jam i votuar në këto zgjedhje është sepse i kam prishur matematikat për koalicion Memli Krasniqit me Albin Kurtin dhe rrjedhimisht bandat e Memlit më kanë bllokuar votën”, ka shkruar Kastrati.

Asnjë koment

Comments are closed.