Nëse planifikoni për fillimin e pushimeve, befasia e kohës për të mërkurën
Dita e mërkurë parashikohet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës.
Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era me drejtim nga veriperëndimi – verilindja me shpejtësi mesatare 1-6m/s e cila hera-herës në brigjet detare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitoj intensitet deri në 12m/s. Sipas SHMU valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 12 deri 32°C
në zona e ulëta 14 deri 34°C
në zona bregdetare 17 deri 33°C