25-11-2024

Nesër ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga Kryeministri Hoti

86 deputetë shin të pranishëm sot në Kuvendin e Kosovës për të votuar Qeverinë e Re të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

61 deputetë votuan pro, 24 prej tyre ishin kundër dhe një abstenim.

Prej sot Kosova ka një udhëheqje te re shtetërore, teksa nesër në ora 09:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i sapo zgjedhur, Avdullah Hoti.

“Njoftohen përfaqësuesit e medieve se ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet nesër (E enjte, 04 qershor 2020) me fillim në ora 09:00”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Qeveria e Re e vendit është koalicion i lidhur në mes LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet./io

Asnjë koment

Comments are closed.