Nesër Ditë zie në Suharekë
Nesër (e martë) do të bëhet varrimi i pesë anëtarëve të familjes Sadikaj, nga Sopija, që humbën jetën në aksidentin rrugor Suharekë-Duhël, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.
Këtë ditë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj e ka shpallur Ditë zie.
Me këtë rast Komuna e Suharekës do të ndërpresë të gjitha aktivitet kulturore dhe sportive të planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujtë në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet.
Kryetari Muharremaj edhe një herë në emër të qytetarëve ka shprehur ngushëllime duke thënë se: “në këto momente të vështira bashkë-ndjejmë me familjet e tyre në pikëllim”.