03-10-2025

Nesër inaugurohet rruga që lidh fshatrat e Hasit Gorozhupin e Pogajn e Shqipërisë

Nesër do të bëhet inaugurimi i rrugës ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, konkretisht mes fshatrave Gorozhup të Kosovës e Pogaj të Shqipërisë.

Ministria e Infrastrukturës thotë se ky projekt është rezultat i marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me qëllim të forcimit të lidhjeve infrastrukturore dhe zhvillimit rajonal.

Në këtë ceremoni pritet të jenë të pranishëm zyrtarë shtetëror, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj e  kryetari i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti.

Ditë më parë, Durmishi derisa kishte ndarë pamje nga punimet në këtë rrugë ndërkufitare,kishte shkruar. “Ne ndërtojmë ura që na bashkojnë dhe i kalojmë kufinjtë të cilët na kanë ndarë padrejtësisht”./RTK/

Spotet zgjedhore:

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "144 E Prizren Hel'rizren #en Prizren #uePrizren Dallimi yne nga të tjerët është i qartë; NE për Prizrenin, vendosim në Prizren!"

 

Asnjë koment

Comments are closed.